Tragjike në Tiranë! 2 vjeçari bie nga kati i 5-të i pallatit dhe ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 17:03
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (10 qershor) në Tiranë, ku një 2-vjeçar, ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit.
Policia bën me dije se i mituri dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i pallatit, në rrugën "Shefqet Kuka".
“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën "Shefqet Kuka", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
