Trafiku i barnave me Italinë, SPAK kontroll në shtëpinë e kardiologut Edvin Prifti, mjekëve dhe biznemenëve

Në kuadër të një operacioni mes autoritetet italiane për goditjen e një rrjeti trafiku barnassh është bërë kontroll edhe në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Prifti.

Ky i fundit është arrestuar më herët për korrupsion dhe ia janë sekuestruar para dhe llogari bankare, që dyshohen se i ka fituar në mënyrë jo ligjore.

Kontrollet në banesën e Priftit janë bërë nga SPAK, bashkë me kontrollin e disa banesave të tjera, pasi dyshohet se ai mund të kishte lidhje me këtë rrjet trafiku të barnave narkotike dhe atyre për Covid-19.

Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.  

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri.

SPAK bën me dije se disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.