Pushime brenda apo jashtë vendit? Ja cilat janë destinacionet e preferuara
Sezoni veror ka nisur. Ku do të pushojnë shqiptarët, brenda apo jashtë vendit? Çmimet janë rritur, po cilësia a është përmirësuar?
Për të folur për të gjitha këto, në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA, ishte paneli i përbërë nga Alnderim Çeloxhohaj, udhërrëfyes, Deli Muçollari, blogere udhëtimi, Ronaldo Sharka, gazetar dhe Feride Kuqi, moderator.
Alnderim Çeloxhohaj: Dikur bëheshin 10-15 ditë, ndërsa sot ditët po shkurtohen dhe domosdoshmërisht ka ndikuar rritja e çmimeve. Janë disa destinacione që Shqipëria fatmirësisht i ka, por njëkohësisht ka edhe investime dhe rritje cilësie. Shqipëria tani i ka të gjitha mundësitë. Ka vende që janë të shtrenjta dhe vende që janë më ekonomike. Ajo që shikojmë në Shqipëri është se nuk ka cilësi për shërbimet.
Deli Muçollari: Të huajt që vijnë në Shqipëri, nuk arrijnë të krijojnë një marrëdhënie më të gjatë me Shqipërinë sesa një fundjavë.
Ronaldo Sharka: Nuk jam fans i vendeve të mbipolluara, Korça më pëlqen shumë. Jam fans i qyteteve që nuk janë të famshme në stinën e verës.
