Tek Currilat/ I forti i Durrësit përplasi policët me makinë, dyshohet se ishte nën efektin e drogës
Hysen Pici i njohur si "i forti i Durrësit" është arrestuar mesnatën e kaluar (9 qershor 2022). Ai ka rënë në pranga pasi ka përplasur efektivët e policisë me makinë teksa ishte duke udhëtuar në sens të kundër të rrugës. Pas ngjarjes tentoi të largohet me vrap, veprim që zgjati vetëm pak minuta.
Durres- Kamerat e sigurisë kapën Hysen Pici i njohur ndryshe si "i forti i Durrësit" teksa ikën me vrap ndërsa atë po e ndjekin edhe dy efektivë të policisë.
Efektivët i ishin vënë në ndjekje rreth orës 23:00, të 9 qershorit 2022, për shkak se ai kishte përplasur kolegun e tyre në lagjen numër 1 të qyteti.
Pak para aksidentit Hysen Pici u pa duke lëvizur në sens të kundërt të rrugës me mjetin e tij në zonën e Currilave.
Menjëherë i është bërë me shenjë të ndalet nga forcat operacionale që ndodheshin në shërbim.
Por jo vetëm që nuk është ndalur, por ka goditur me makinë blutë.
Si pasojë e goditejes efektivi G.M është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

Më pas policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa Pici ka braktisur mjetin dhe është munduar që të largohet në këmbe më vrap.
Por policia ka arritur që ta ndalojë e ta arrestojë të fortin e Durrësit. Gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë zjarri.
Burimet thanë se ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e drogës, por analizat e testit pritet të dalin gjatë ditës së premte (10 qershor).
Policia e Durrësit njoftoi se është duke kryer hetime për ta dokumentuar të plotë ngjarjen, ndërsa në terren janë edhe zyrtarët Agjencisë së Mbikqyrjes së Policsë për të hetuar nëse veprimet e policisë kanë qenë sipas ligjit.
