Plumbi i Artë: RENEA shoqëron në Elbasan, shokun e Talo Çelës, Klemend Xhaferri

Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni i DOSJES "Plumbi i Artë".

Mësohet se gjatë ekzekutimit të këtij operacioni në total janë 10 persona të shoqëruar dhe asnjëri prej tyre nuk është objektivi që kërkon Renea.

Ndër personat e ndaluar mësohet se është edhe Kelmend Xhaferri, një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

 

Xhaferri i njohur si Kel Çami njihet edhe si mik i Talo Çelës, dhe ky ka qenë shkaku i ndërhyrjes së RENEA-s në Elbasan, e cila është kryer me shpresën e kapjes së Talo Çelës, Suel Çelës, Kamer Mehjas dhe Gentian Sharrës.

Xhaferri mësohet se u kap nga forcat Renea tek tregu Ushqimor dhe në momentin e ndalimit ai po lëvizte me 2 persona të tjerë për të cilët nuk dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje.

Nisur nga kjo pritet që Xhaferri të japi dëshminë e tij dhe do të lihet i lirë, pasi mbi të nuk ka asnjë akuzë zyrtare, apo urdhër-arresti.

Plumbi i Artë: RENEA shoqëron në Elbasan, shokun e Talo