KLGj i propozon Metës për në Gjykatën e lartë Margarita Buhalin dhe Enton Dhimitrin

Ditën e sotme KLGJ ka vendosur që t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, kandidaten Margarita Buhali dhe kandidatin Enton Dhimitri.

Ndërkohë, paisa ditë më parë, Meta dekretoi si anëtar të kësaj gjykate edhe gjyqtarin Sokol Ngresi.

Tashmë, së bashku me Ngresin, Gjykata e Lartë bëhet me 13 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total.