Viktimë nga rrufeja, goditet pallat dhe digjen 3 shtëpi nga moti i keq

Një 50-vjeçar mbeti viktimë e moti të keq në Malësi të Madhe pasi banesa ku qëndronte u godit nga rrufeja. Shkarkesat elektrike gjatë stuhisë dogjën 3 shtëpi dhe goditën një pallat në Sarandë.

Një 50-vjeçar humbi jetën pasi banesa ku po qëndronte u godit nga rrufeja.

Viktima e motit të keq u shënua në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe.

Arben Ivanaj, sipas policisë mbeti i plagosur rëndë shtëpia u përfshi nga flakët dhe ai pësoi djegie të rënda.

50-vjeçari u dërgua për trajtim në Spitalin rajonal të Shkodrës,  ku ndërroi jetë.

Një tjetër banesë u dogj në fshatin Razëm, si pasojë e shkarkesave elektrike.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Kjo video vjen nga Saranda.

Është moment kur një pallat goditet nga rrufeja.

Ndërsa në fshatin Metoq një banesë thuajse u shkatërrua nga një goditje e ngjashme.

Në të dy të rastet në Sarandë nuk pati pasoja në njerëz.

Shtrëngata shiu, ere dhe shkarkesash elektrike përfshinë thuajse gjithë vendin këtë të enjte duke krijuar përmbytje në disa qytete.