“Bastardë”, përjashtohet nga seanca plenare deputeti Edmond Spaho, i hiqet paga e një dite
Përplasjet për rritjen e çmimeve në kuvend kanë sjellë incidente të forta në seancën parlamentare. Deputetët e mazhorancës kanë mbështetur nismat e qeverisë për ndihmat sociale, ndërsa për opozitën në terren situata është krejt e kundër. Madje Edmond Spaho ka kërkuar reagimin me protesta
“Vetëm protestat e zgjidhin. Nëse qytetarë do të vazhdojnë, të rrinë e të mos bëjë zë, çmimet do të ngrihen, qeveria do fitojë.”- tha Spaho.
Pikërisht kjo fjalë e fundit e Spahos ka ngjallur reagimin e ballës që ka ftuar deri edhe në marrjen e masave.
“Zonjë të ndërpritet seanca, të thirret komisioni përkatës.”- tha Balla.
Debati vazhdoi pa mikrofon nga salla
Ndërsa kryetarja e kuvendit mbështeti qëndrimin e ballës duke kërkuar mbledhjen e komisionit
“Seanca ndërpritet dy minuta që sekretariati të mblidhet.”
Pas pak minutave pushim Ermonela Felaj deklaroi penalizimin e Spahos.
“Vendosi përjashtimin nga seanca plenare, të deputetit Edmond Spaho për një ditë. Shoqërohet gjithashtu me saksion financiar të ndalimit të pagës për një ditë punë.”- tha Felaj.
Fjalën e përdorur nga Spaho e sqaroi në seancë Flamur Noka.
“Edmond Spaho me urdhër partie, pse përdori një term që nuk është aspakt fyes, bastard.”-u shpreh Noka.
Madje Noka shton se Rama ka përdorur gjuhë edhe më të rëndë.
“Në këtë foltore, në këtë sallë, nga shefi jot, nga Kryeministri juaj, janë dëgjuar në këto 9 vite, pa fund shpifje, sharje, fyerje dhe ti zonjë buzëqeshje."- tha Noka.
Më herët në kuvend u rrëzua edhe nisma për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike, ku PS argumentoi se Enkelejd Alibeaj ka paraqitur dy here të njëjtin dokument ku është dhe emri i Agron dukës me shënimin i tërhequr nga nisma.
