“Rusia kumbar i Open Balkan” Rama: Lavrov peshkaqen i njohur për sarkazëm e tij, ranë brenda peshq

Nga Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, kryeministri Edi Rama u pyet për mbështetjen që Rusia i ka dhënë Ballkanit të Hapur si një nismë serbe.

Ai filloi të fliste për Ali Ahmetin duke thënë se ai ka qenë një ndër pionierët e kësaj nisme dhe Maqedonia sot është më mirë se dikur.  

Ai shtoi se Lavrov është një peshkaqen i madh i diplomacisë botërore dhe se është i njohur për sarkazmën e tij.

Rama: Dua të falenderoj Ali Ahmetin për praninë e tij këtu. Ai është një pionierët e Ballkanit të Hapur. Për këtë mjafton që të shihet se çfarë është sot gjithë sistemi institucional i Maqedonisë dhe si ishte kur i thonin se ulej me armiqtë. Ky është një shtet i ndërtuar nga dy kombe shtet-formuese. Ishte një kohë kur nuk imagjinohej se Shqipja do të ishte zyrtare dhe që kryetari i parlamentit dhe sa ministra do të ishin shqiptarë.

Ata që bëjnë pyetje për futjen apo dalje në Open Balkan, kjo nismë nuk është BE ose OKB që anëtarësohesh por futesh sipas dëshirës tënde. Ne nuk ndryshojmë dot BE-në, por se si e bëjmë punën në Ballkan e kemi në dorë.

Sa për ministrin e jashtëm rus, bëhet fjalë për një peshkaqen shumë të madh të diplomacisë botërore që është i njohur për sarkazëm e tij dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Nëse do ta mbështeste Ballkanin e Hapur ai do të ishte këtu. Këtu janë BE dhe SHBA-të. Këtë fabul e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të mbyllur.