Po vjen fluksi i turistëve, policia plan masash, patrullojnë dhe avionët Frontex e Guardia di Financa
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 8 Qershor 2022, 16:14
Policia ka marrë të gjitha masat për tu përgatitur për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik dhe për parandalimin e krimeve ndërkufitare.
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin Eduart Merkaj tha nga aeroporti se janë marrë të gjitha masat dhe secili prej departamenteve kanë marrë detyrimet e tij sipas planit të masave.
Ai tha se prej disa kohësh patrullat e avionëve të Frontex patrullojnë në ujrat tona, bashkë me mjetet lundruese të policisë kufitare dhe Guardia di Financa që janë në operacion të përbashkët 24/7.
