Abazoviç: “Open Ballkan” fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor, uroj që vitin tjetër të jemi 6 vende
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në fjalën e tij në konferencën në samitin e :Ballkanit të Hapur”n në Ohër është shprehur se kjo nismë është një kthesë e paimagjinueshme.
Ai tha se uron që vitin tjetër të jenë 6 vende duke bërë që struktura të forcohej edhe më tepër.
Dritan Abazoviç: Kam marrë pjesë në shumë takime në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë temat kanë të bëjnë me problemet e qytetarëve, duke përfshirë krizën, energjinë, projektet e mëdha. është një qasje e re që paraqet një kthesë të paimagjinueshme. Unë apelojë që të mos jemi 5 por 6-të. Qytetarët nga ne kërkojnë që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta, të jemi së bashku. Do të doja që kjo strukturë që të forcohej edhe me një shtet të 6-të. Kisha nder dhe kënaqësi, dhe shpresoj që me këto tema t’u drejtohemi qytetarëve. Unë ju ftoj që gjatë pushimeve të verës të vizitoni Malin e Zi.
