Rama: Open Balkan jo i 3 njerëzve, por i të gjithëve, do të mblidhemi në Beograd dhe në Tiranë

Nga Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, kryeministri Edi Rama u shpreh se Ballkani i Hapur lindi si një ide e 3 njerëzve, por sot nuk është më ideja dhe puna e shumë njerëzve.

Ai tha se ngrihet një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete, sepse kriza e thellë që ka pushtuar botën, kërkon përpjekjen e çdo vendi.

Rama shtoi se në shtator në Beograd do të kemi edicionin e parë të panairit të verërave dhe ushqimeve të Ballkanit të Hapur.

Rama: Ballkani i Hapur lindi si një ide e 3 njerëzve, por sot nuk është më ideja dhe puna e 3 njerëzve, por sot është puna e gjithë njerëzve. Mjafton të vish me makinë në Ohër dhe të kalosh doganën për të parë ndryshimin ku një tabelë shkruan korridori i gjelbër i Open Balkan ku për të gjitha ata që transportojnë produktet e punës së tyre është një çlirim i madh nga muret e rrëzuara.

Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete, sepse kriza e thellë që ka pushtuar botën, kërkon përpjekjen e çdo vendi. Çdo gjë që mund të bëjmë për ta lehtësuar barrën e secilit vend, është diçka e vyer në këtë moment, edhe kur kokrra e fundit e grurit do të ketë peshën e një thesi me grurë.

Në shtator në Beograd do të kemi edicionin e parë të panairit të verërave dhe ushqimeve të Ballkanit të Hapur. Ku do të jenë të ftuar të gjitha vendet e rajonit. Politikanët mund të vendosin të rrinë apo jo këtu, por njerëzit do të jenë të ftuar të gjithë që të përfshihen. Do të zhvillohet edhe sesioni i sigurisë ushqimore, pastaj samiti i ardhëm për sigurinë energjitike do të zhvillohet në Shqipërisë. Shqipëria sot është një pikë e rëndësishme për furnizimin me energji.