Përplasja me armë në Kallmet të Lezhës, mbetet në qeli ish kreu i Njësisë Administrative

Gjykata e Lezhës vendosi të mbajë në qeli deri në fund të hetimit, ish kryetarin e njësisë administrative Kallmet në Lezhë, i arrestuar më 2 prill pas një konflikti me armë. Për ngjarjen në qeli është edhe 41-vjeçari Altin Marku.

Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë,  Besnik Simoni, i cili u arrestua më datë 2 prill 2022 pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar mbetet në burg.

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesen e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë.

Gjyqtari Artan Hajredinaj, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen që janë ende në vijim.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditen e 1 prillit,  në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër.

Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese më fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku.

Pas veprimeve paraprake hetimore, policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit

Ata u vunë në pranga me akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Por prokuroria ende nuk ka arritur ta provojë nëse ish-zyrtari lokal Besnik Simoni, ka qëlluar.

Pas ngjarjes është gjetur vetëm armën që ka përdorur 41-vjeçari Altin Marku, i cili mbetet në qeli me masen e sigurisë "Arrest në burg".

Përplasja me armë në Kallmet të Lezhës, mbetet në