Rama kunjë Kurtit: Kush është kundër Open Balkan do të zhgënjehet dhe do të humbasë kohë

Nga Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër, kryeministri Edi Rama u shpreh se në takimin e Open Balkan në Ohër do të donte të ishin 6 vende.

Rama theksoi se ata që hezitojnë t’i bashkohen kësaj nisme apo i dalin kundër do të zhgënjehen dhe do të humbasin kohë.

Rama: Më vjen shumë mirë që sot jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme. Është një tryezë e cila është sikurse e tha Dritani, një mundësi për të komunikuar dhe për të marrë më të mirën e mundshme. Do të doja që të ishim 6 dhe dua që ë jemi 6, por një gjë është e sigurt, përderisa është i njerëzve, Ballkani i Hapur as nuk ndalet dhe as nuk mbyllet. Kjo është e sigurt.

Kush i kundërvihet është i destinuar që të zhgënjehet. Kush heziton është i destinuar që të humbë kohë të çmuar nga kjo nismë. Ne jemi këtu dhe asnjë nga vendet tona nuk do të ikë. Nuk e kemi zgjedhur njeri-tjetrin.