Karkalecat rrezikojnë të mbjellat, në fshatin Seman të Fierit janë shfaqur kolonitë e para
Të mbjellat në Seman të Fierit rrezikojnë të dëmtohen.
Në fshat janë shfaqur kolonitë e para të karkalecave. Ky insekt i shkatërron të gjitha kulturat.
Banorët thonë se vitet e shkuara dëmet në bujqësi kanë qenë të mëdha.
"Ka dëmtuar shumë, i dëmton të gjitha kulturat bujqësore, që nga mistri, fasulja të tëra kulturat bujqësore."
Këtë vit për të shpëtuar të mbjellat kanë nisur spërkatjet herët.
"Sivjet deri tani janë në fazat e para. Nuk dihet se si do të jetë në të ardhmen."
"Po u spërkatën nuk do të na bëjë dëm, po nuk u spërkatën do të na bëjë dëm."
Por thonë se vetëm angazhimi i tyre nuk mjafton, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.
"Vetëm një ndërhyrje e organizuar mund ta ndalojë."
Për drejtuesit dhe specialistët e Njësisë Administrative Topojë-Seman fenomeni është i njohur.
"Natyrisht janë disa vatra të vogla sporadike, që këto janë më shumë në toka djerra."
Sukses i madh: Mjekimi i ri shëroi të gjithë pacientët nga kanceri
8 Qershor, 15:11
Thonë se situatën e kanë nën kontroll por do të ndërhyjnë vetëm nëse kolonitë do të shtohen.
"Që dje kemi komunikuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe do të ngremë një grup të përbashkët pune."
Spërkatja e fundit nga qeveria sipas banorëve është bërë para 10 vitesh. Ata kërkojnë ndërhyrje në kohë me qëllim shmangien e dëmeve në bujqësi.


