Ministri i jashtëm rus: Jemi gati për të garantuar sigurinë e anijeve që dalin nga portet e Ukrainës

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Moska ishte e gatshme që të siguronte kalimin e anijeve nga portet ukrainase, pas shqetësimeve të bllokimit të grurit në vend.

"Ne jemi gati të sigurojmë që anijet do të lëvizin në mënyrë të sigurt nga portet ukrainase," tha ai në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë me partnerët tanë turq," theksoi Lavrov.

Ministri rus mbërriti në Ankara të martën mes paralajmërimeve të ashpra për mungesat globale të ushqimit që pjesërisht fajësohen për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Bisedimet janë përqendruar në përpjekjet për të hapur një korridor sigurie për të transportuar drithëra ukrainase, sidomos drithëra dhe grurë, që janë bllokuar në portet e vendit të shkatërruar nga lufta për shkak të bllokadës ruse.

Cavusoglu i quajti "legjitime" kërkesat ruse për t'i dhënë fund sanksioneve për të ndihmuar në futjen e grurit në tregun botëror.