Tmerr në Gjermani: Makina përplas turmën në Berlin, një i vdekur dhe 8 të plagosur. Ja pamjet

Një person ngeli i vdekur dhe tetë të tjerë u plagosën pasi një makinë përplasi një grup njerëzish në qendër të Berlinit.

Policia kryeqytetase tha se shoferi u ndalua në vendin e ngjarjes pasi makina e tij u përplas me një dyqan.

Tmerr në Gjermani: Makina përplas turmën në Berlin, një

Autoritetet policore nuk janë ende në gjendje që të dallojnë shkaqet e aksidentit, ku nuk përfshihet as përplasja e qëllimshme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aksidenti ndodhi në Breitscheidplatz, ku një militant i Shtetit Islamik përplasi për vdekje me kamion 12 persona pasi u fut në tregun e Krishtlindjes në vitin 2016.

Tmerr në Gjermani: Makina përplas turmën në Berlin, një

Në vendngjarje janë vendosur dhjetëra efektivë policie.

Vendi ka parë disa sulme të tilla që nga ai i 2016-s, ku shumica e tyre janë kryer nga persona që rezultuan se kishin probleme psikologjike.

Në dhjetor 2020, një gjerman hyri në një rrugë këmbësorësh në një Pazar në qytetin e Trierit, duke aksidentuar për vdekje 4 të rritur dhe një foshnjë.

Tmerr në Gjermani: Makina përplas turmën në Berlin, një

Në fillim të 2020, një gjerman përplasi me makinë një kortezh karnavalesh në qytetin e Volkmarsenit, duke plagosur dhjetëra kalimtarë, përfshirë fëmijë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm vitin e kaluar.

Në janar 2019, një tjetër shtetas gjerman plagosi tetë persona pasi i dha makinës drejt një turme në natën e Vitit të Ri në qytetet perëndimore të Bottrop dhe Essen.

Tmerr në Gjermani: Makina përplas turmën në Berlin, një

Më vonë ai u dërgua në një qendër spitali psikiatrik.

Në prill 2018, një gjerman përplasi furgonin e tij me njerëzit e ulur jashtë një restoranti në qytetin e Münster, duke vrarë pesë persona përpara se të qëllonte veten për vdekje.

Hetuesit thanë më vonë se ai kishte probleme të shëndetit mendor.

Gjatë Kupës së Botës të futbollit në Gjermani në vitin 2006, një gjerman përplasi makinën e tij në turmat e mbledhura për të parë një ndeshje në Portën e Brandenburgut në Berlin, duke plagosur rreth 20 persona.

Shoferi u dërgua më vonë në një spital psikiatrik.