Moti këtë javë/ Ja kur ikën i nxehti afrikan
Pas temperaturave të larta dhe të nxehtit jo të zakonshëm të këtyre ditëve, nga e marta deri në fundjavë Meteoalb parashikon rënie të temeperaturave të ajrit duke çuar vlerat normale nga 36 gradë deri në 30 gradë.
Por rifreskimi nuk do të zgjasë shumë. Trendi i motit të nxehtë pritet të rikthehet sërish në fundjavë.
Java do të nisë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa në zonat veriore do të ketë reshje të izoluara shiu në mesjavë.
Ndërkohë pjesa më e madhe e vendit rrezikohet nga rrebeshe shiu të premten.
Moti sot, e hënë 6 qershor
Sipas MeteoAlb vendi ynë do të përfshihet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë.
Megjithatë duke ju afruar pasdites priten grumbullim i vranësirave duke gjeneruar shira konvektivë, në zonat malore veriore dhe verilindore. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të risjellin kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 35°C.
Të martën temperaturat ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C, raporton sinoptikania Lajda Porja.