Beteja me flakët në ishullin e Sazanit vijon, në ndihmë dhe Flotilja Detare në Pashaliman dhe Forcat Speciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 10:04
Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në facebook shkruan se situata është kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës.
Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë informoi sot ministria e Mbrojtjes.
Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

