U dënua në mars me 5 vite burg, 27 vjeçares i vënë prangat të dielën në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2022, 09:20
Një 27 vjeçare është arrestuar pasi duhet të vuajë dënimin me 5 vite burg.
Në kuadër të operacionit të koduar “Sunday” u arrestua Monika Shaqiri, 27 vjeçe, banues në Tiranë.
“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim” informoi sot policia e Tiranës.
Policia thotë se kishte marrë informacion në rrugë operative, për vendndodhjen e 27 vjeçares në kërkim dhe organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sunday". Arrestimi i krye nga Komisariati i Policisë Nr. 3.
