Ukraina nuk arrin t’i dhurojë ëndrrën popullit të saj, Uellsi pas 64 vitesh në një botëror

Uellsi i jep fund ëndrrës ukrainase. Në “Millenium Stadium” të Cardiffit, “dragionjtë” mjaftohen me një autogol të Yarmolenkos që devijoi në portë goditjen e Bale, për të fituar finalen play-off të biletës së 13-të dhe të fundit europiane për në Kupën e Botës, Katar 2022.

Ukraina nuk arrin t’i dhurojë ëndrrën popullit të saj,

Ndeshje e përzier mes emocioneve dhe tensionit sportiv ku Ukraina bëri gjithçka për të shënuar një gol shprese por nuk ia doli mbanë. Në këtë mënyrë, skuadra që vetëm katër ditë më parë theu Skocinë dhe kërkoi t’i bënte dhuratë popullit një kualifikim në botëror, largohet mes lotësh.

Ndeshje spektakolare në Uells ku miqtë rrezikuan menjëherë që në minuta e para, por Uellsi cinik nuk ra në depresion dhe arriti të menaxhonte sfidën edhe pas shënimit të golit në mesin e ndeshjes. Kjo është hera e dytë që kombëtarja e “Dragonjve” kualifikohet në një botëror pas vitit 1958 dhe hera e tretë në një eveniment madhor pas Euro 2016.

Ukraina nuk arrin t’i dhurojë ëndrrën popullit të saj,

Arritje e jashtëzakonshme për skuadrën e Rob Paige ndërsa Zinchenko dhe skuadra e Oleksandr Petrakov nuk arrijnë të japin një sinjal shprese për vendin e tyre prej më shumë se tre muajsh në luftë me Rusinë. Uellsi do të bëjë pjesë në Grupin B të Katar 2022 bashkë me Anglinë, SHBA dhe Iranin.