Nadal në librin e legjendave. 22 "grand slam" dhe 14 French Open

Si ai, askush tjetër në histori. Rafael Nadal bëhet tenisti i vetëm që ka arritur të koleksionojë 22 trofe "grand slam" në tenis, duke lënë pas kolegët Roger Federer e Novak Djokovic me nga 20. 

Dita e rekordeve për tenistin nga Mallorca që fitoi turneun e 14 Roland Garros, trofeu i dytë "grand slam" më i madh i sezonit dhe i dyti gjithashtu për të këtë sezon pas triumfit në Australian Open. 

Nadal kaloi në finalen e Parisit norvegjezin, Casper Ruud në një nga finalet më të lehta të karrierës së tij. 6-3, 6-3, 6-0 në më pak se dy orë lojë, gjithçka shumë e thjeshtë për Nadal, i cili do të kërkojë tashmë edhe ëimbledon e US Open, dy turnetë e tjerë madhorë të tenisit. 

11 lojë rresht fitoi tenisti nga Mallorca mes setit të dytë dhe të tretë për ta mbyllur pa shumë lodhje këtë duel në fund të të cilit deklaroi se nuk e mendon tërheqjen nga tenisi.

Tashmë në moshën 36-vjeçare, Nadal bëhet edhe tenisti më i vjetër që fiton Roland Garros.

Shikoni pikën që mbylli ndeshjen finale;