Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Elbasanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 20:59
Një person i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Elbasanit, Tiranë.
Ai është pikasur nga kalimtarët dhe sipas policisë është i moshës 50-vjeçare, ndërsa nuk dihet akoma identiteti i tij.
“Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



