U zgjodh president, Borrell uron Begajn: Do punojmë së bashku për një marrëdhënie të sigurt me Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2022, 20:09
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar, Bajram Begajn për detyrën e presidentit, të cilën e mori me 78 vota pro.
Ky është urimi i parë për Begajn që vjen nga radhët e ndërkombëtarëve.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Borrell shkruan: Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane.
Congratulations to Bajram Begaj on his election to become Albania’s next President.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 4, 2022
We look forward to working together for a prosperous, secure and solid EU-#Albania relationship, as members of one European family.