"Gjashtë kandidatura në tryezë për president", Rama zbulon detaje nga mbledhja e kryesisë: Edhe për Begajn pati diskutim
Kryeministri Edi Rama zbulon detaje nga mbledhja e kryesisë së PS-së që u mbajt pasditen e djeshme në selinë e PS-së. Rama tha se në fillim të procesit kishin qenë 26 kandidatura të cilat më pas ishin reduktuar në 6 dhe më pas për të arritur në konkluzionin e kandidaturës fituese të Bajram Begajt.
"Grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura me profile të ndryshme që nga profilet e jetës publike e akademike deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike. Pas një diskutimi shumë cilësor dhe pas vënies në peshorë të çdo kandidature duke ruajtur respekt për të gjitha kandidaturat. Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsensualisht duke i dëgjuar me shumë vemendje të gjtha ato që u thanë"
Rama pranon se në mbledhje ka pasur debate për këtë kandidaturë
"Edhe për kandidaturën e Bajram Begaj u bë një diskutim sepse për sa kohë i takon botës njerëzore nuk mund të jetë 100% perfekte për të gjithë për të gjithë llojet e këndvështrimeve dhe për të gjitha llojet e opinioneve".