Fluks pushuesish në Vlorë, trafik i rënduar në akset kryesore

Fundjava e parë e qershorit ka sjellë dhe  fluksin e parë të pushuesve dhe turistëve vendas dhe  të huaj që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar fundjavën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fluksi i shumtë i turistëve ka sjellë një qarkullim të rënduar të automjeteve në akset kryesore të qytetit siç janë: rruga Transballkanike, Lungomare dhe aksi Vlorë-Orikum.

Hoteleritë kanë raportuar një fluks të prenotimeve për fundjavën, nga pushues vendas dhe të huaj, teksa  80% të dhomave janë të prenotuara.