Presidenti i ri/ Rama: Kandidatura e Bajram Begajt do votohet në unanimitet. Flet për deputetët që s'u përfshinë në proces

Pasi pranoi mbrëmë propozimin e kryeministrit Edi Rama për tu bërë president i Republikës, Bajram Begaj ka depozituar sot në mëngjes kërkesën për dorëheqjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm tek ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri i vendit.

Rama tha se kandidatura e Begajt do të votohet në unanimitet nga grupi PS dhe zbulon se ka pasur dhe deputetë socialistë që nuk kanë qenë pjesë e këtij procesi.

Edi Rama: Më vjen keq për një deputet apo deputete që nuk u përfshi në këtë proces duke menduar se zarfat janë në punë për moshat e reja. Jam i bindur se herën tjetër të gjithë do të përfshihen pasi ështe e qartë se ku shkon procesi. Por sërish jam i bindur se edhe ndonjë që nuk u përfshi në fillim e gjen tek kandidatura e Bajram Begajt për të cilën grupi do të votojë në unanimitet të plotë dhe nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë në aspektin e vendimmarrjes politike.