"Shmangëm bolorinë!" Rama i lehtësuar, nuk pati rrjedhje informacioni nga mbledhja e kryesia e PS-se
Rama ndihet i lehtësuar pasi i gjithë procesi i zgjedhjes së presidentit nga emrat e propozuar, diskutimet deri tek dalja e emrit të Gjeneral Bajram Begajt është mbajtur sekret dhe nuk ka dalë në media.
“Shpreh kënaqësinë për cilësinë dhe rendimentin e mbledhjes së djeshme të kryesisë, pasi ndryshe nga cfarë parashikonte Sekretari i Përgjithshëm procesi i diskutimit ishte jashtëzakonisht i hapur. Nuk pati asnjë kapërcim në proces por përkundrazi u morën në konsideratë 1 për 1 të gjitha kandidaturat.
U shmang boloria e madhe nëse emrat do të kishin marrë rrugët dhe do të kishin hyrë në të gjithë dhëmballat dhe dhëmbët e analistëve dhe opinionistëve që janë në një situatë delicate dhe nuk kanë ushqim për të future në sherr dynjanë në këtë fazë të jetës tonë politike”