"Bajram Begaj bëhet gati të jetë presidenti!" Rama flet "për nevojë alarmante për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit"

Kryeministri Edi Rama foli për atë që e quan “një nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit”

Rama e quajti ditë të rëndësishme ditën e sotme për grupin parlamentar dhe tha se nga sot Bajram Begaj bëhet ish Shefi I Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe bëhet gati të jetë presidenti I ri I vendit.

“ Një figurë me profil sa të lartë institucional aq edhe të paangazhuar në të gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike, gjë që na bën të ndihemi të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes, si forca dominuese që ka dhe përgjegjësinë dominuese për të udhëhequr vendin.

Na bën të ndihemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh besojmë që rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë që jeton normalisht dhe që punon normalisht e beson tek puna, merita, integriteti, respekti dhe dashuria për vendin. Këto janë tipare që i karakterizon në figurën e përfshira në FA dhe patjetër tek Shefi i Shtabit të Përgjithshëm që nga sot është ish dhe bëhet gati të jetë President i Republikës ”