Presidenti i ri/ Rama mbledh grupin Grupin Parlamentar të PS
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS. Gjatë kësaj mbledhej do të firmoset për kandidaturën e Begaj si president
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla gjatë fjalës së tij bëri me dije që PS i propozon grupit parlamentar si kandidat për president të Republikës së Shqipërisë Bajram Begajn si dhe tha se ai nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për prsident.
Taulant Balla: Kryesi e PS i propozon grupit parlamentar si kandidat për president të Republikës së Shqipërisë zotin Bajram Begaj. Zoti Bajram begaj plotëson kriteret kushtetuese ligjore si dhe ato lidhur me integriteti dhe figurën për të qenë President i Republikës. Në aspektin ligjor zoti Bajram Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për prsident.
