Presidenti i ri/ Grupi PS mbledh firmat për Bajram Begajn, Balla fton deputetët ta votojnë në Kuvend

Grupi parlamentar i PS-së mblidhet për të propozuar emrin e Bajram Begajt si kandidat për president.

Emri I Bajram Begajt u zgjodh mbrëmë në kryesinë e Kuvendit dhe në grupin parlamentar do të mblidhen firmat për ta dorëzuar emrin e tij në parlament.

“Reflekton të gjitha vlerat për të qenë në krye të shtetit. Zotëron të gjitha kapacitetet për të ushtruar të drejtat e presidentit. Ftoj deputetët e Kuvendit ta votojnë. Do të kishin nderin e privilegjin tu përgjigjen pritshmërive të popullit shqiptar” tha Balla.