Drejt votimit të Bajram Begaj për president, ja çfarë do të ndodhë sot
Pas shpalljes së kandidaturës së Gjeneral Bajram Begaj si President i Republikës, Begaj e ka pranuar që të kandidojë si president. Gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe një takim me kryeministrin Edi Rama ku ka rëndë dakord që dhe Begaj të pranojë kandidaturën.
Gjatë ditës së sotme Rama do ta çojë kandidaturën e Begaj në kryesi ku kandidatura e tij do të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Ligjeve. Do ta dërgojë ditën e sotme përpara orës 12, më pas në orën 18:00 në rast se nuk ka probleme përsa i përket figurës së tij parlamenti do të votojë për presidentin.
Parlamentit i duhen 71 vota për të votuar Begajn vota të cilat PS i ka.
Kandidatura e zotit Begaj nuk është pritur mirë nga grupi i zotit Alibeaj i cili është shprehur se ditën e sotme do të bojkotojë procesin për të votuar kandidaturën e Begaj si president.
Grupi i Rithemelimit i PD është shprehur se do të jenë të pranishëm në seancën plenare por do të votojnë kundër kandidaturës së zotit Begaj si president pasi sipas tyre ai akuzohet për tjetërsim të pronave gjatë kohës që ka qenë në ushtri.
