Drejtuesit e rinjë të strukturave në PD/ Sekretar i përgjithshëm Flamur Noka, nënkryetarë Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi
Në mesnatë ka përfundur numërimi i votave për zgjedhjen e strukturave në Partinë Demokratike. Flamur Noka do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Partie ndërsa Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi do të jenë nënkryetarët. Albana Vokshi lexoi dhe emrat fitues në përfundim të procesit.
Albana Vokshi: Sekretar i Përgjithshëm është zgjedhur Flamur Noka. Ai u zgjodh me 157 vota kundrejt 54 votave që mori Arben Ristani.
Nënkryetar të Partisë Demokratike u zgjodhën Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.
Albana Vokshi: Luçiano Boçi u zgjodh me 123 vota ndërsa Oerd Bylykbashi me 107 vota. Ndërkohë Belind Këlliçi mori 92 vota, ndërsa Agron Shehaj 73 vota.
Sekretare për organizatat partnere është zgjedhur Megi Balliu me 103 vota. Sekretare për Luftën kundër korupsionit pronace dhe transparencën është zgjedhur Ledina Mandi.