Gjokutaj: Rama e drejtoi timonin aty ku donte me presidentin, u tall me opozitën
Në një intervistë për RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se Rama nuk e njeh fare profili ne presidentit Moisiu dhe po ashtu të presidenti të ri.
Gjokutaj theksoi se Rama ehte tallur me figurën e presidentin dhe tha se me Metën ka humbur beteja të rëndësishme.
Gjokutaj: Rama nuk e njeh fare profili ne presidentit Moisiu. Nuk e di se çfarë njohjesh ka për presidentin aktual. Procedura se si erdhi kjo kandidatura, ehte se kishte një aktrim të Ramës me opozitën për zgjedhjen e presidentit duke djegur raundet e mëparshme. Askush nuk dinte gjë. Nxori 4 emra si kandidatë. Të gjithë filluar me këto emra dhe biografitë. Kjo ishte një sarkazëm e madhe për presidenti ne republikës. Presidenti ehte një çështje shumë e rëndësishëm sidomos kur lidhet me çështjen e detit dhe atë të Balanit të Hapur.
Rama e drejtoi timoni aty ku donte. Kandidatura është e panjohur, ai mund të jetë një burrë i mirë. Rama ka goditur presidentin aktual dhe ka humbur një betejë fatale me të edhe në Venecia, prandaj ai nuk mund të shpjegojë dhe të flasë për një president përbashkues. Ndërkohë ai do të vendosë përmes tyre numrave për kapjen e të gjitha pushteteve.
Gjokutaj shtoi se nuk flitet për burrë të mirë për presidenti sepse aktualisht ku ndodhi ne jemi në një situatë ekonomike të vështirë dhe me një sistem drejtësie që ka probleme serioze
Gjokutaj: Nuk flitet për burrë të mirë. Aktualisht ku ndodhi ne jemi në një situatë ekonomike të vështirë dhe me një sistem drejtësie që ka probleme serioze. Vendi vuan nga një ndasi e madhe. Mendoj se presidenti nuk duhet të ishte vendosur, por duhet të ishte bërë një zgjedhje nga një spektër shumë më i madh. Mazhoranca ka kontribuar në një pjesë të shkatërrimit të opozitës.
