Baçi: Problemi i vetëm në PD është grupi parlamentar, gabimi që bëri Enkelejd Alibeaj
Deputeti i PD, Luan Baçi është shprehur se procesi zgjedhor brenda PD ka qenë transparent dhe pa debate.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Baçi është shprehur lëvizja që erdhi pas datës 9 shtator, ka shërbyer si leksion demokracie për të gjithë forcat politike.
Luan Baçi: PD është dalluar për kritika, për diskutime, për debate, kjo nuk është asgjë e re dhe për mua është një gjë e mirë që kemi mendime të ndryshme brenda te PD. Më lejoni ta them dhe duhet ta them se ky proces zgjedhor ka qenë më transparentët dhe më të pa debatueshëm. Kjo është si rezultat i një lëvizje që ka filluar pas datës 9 shtator te PD. Kjo lëvizje ka shërbyer si leksion demokracie për të gjithë forcat politike. Sot jemi në një realitet të ndryshëm politik nga ajo që kemi qenë para 1 shtatorit. Në PD nuk kemi rikthim të emrave, po kemi rikthim të votës. Nëse ka emra që futen në garë dhe rivotohen, nuk do të thotë se kemi një kthim mbrapa. Të drejtën e votës nuk ia heqim askujt.
Ai tha se problematika e vetme në PD mbetet grupi parlamentar, ndërsa shtoi se gjëja e parë që duhej të bënte Enkelejd Alibeaj, nëse do donte ribashkim 5 deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, duhet të futeshin në grupin parlamentar.
Luan Baçi: E vetmja problematikë që mbetet problematike të PD është grupi parlamentar I PD, që është o rëndësishëm për PD por jo vendimtare. Unë sot akoma figuroj i përjashtuar nga grupi parlamentar, emri im në parlament nuk ekziston te deputetët e PD-së. Unë fjalën në parlament e kërkoj si deputet i pavarur. Si unë janë edhe 5 deputetë të tjrë. Po të donte Alibeaj të kishte gjitëpërfshirje, vendimi i parë që do të merrte do të dërgonte emrat tanë për të qenë në grupin parlamentar. PD e ka në dorë të futet në një poces zgjedhor sa herë të dojë sepse ia lejon statuti.
Ne nuk kemi pasur një proces zgjedhor perfekt dhe të pakontestueshëm gjatë gjithë historisë sonë së PD. Gjithmonë ka probleme gjatë procesit zgjedhor, gjithmonë ka pakënaqësi, kjo është e pashmangshme. Vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, vërtetë vendime historike, lejojnë fraksionet brenda.
Më tej ai tha se PD do të ngrihet në lartësinë e duhur që kërkojnë qytetarët shqiptarë.
Luan Baçi: PD do të ngrihet në lartësinë e duhur që kërkojnë qytetarët shqiptarë dhe që e do vetë koha. Në zgjedhjet lokale nëse del me humbje, kryetari kalon në votë besim, nëse në zgjedhjet politike, nëse rezulton me humbje automatikisht është i larguar.
Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.
