Harxhi: Rithemelimi i PD, një proces themelues qartë, i sigurtë, që do të përmirësohet
Vazhdon procesi i numërimit për dy nenkryetarët e PD për Sekretarin e Përgjithshëm por gjithashtu për të gjithë kupolën drejtuese të kësaj force politike.
Edith Harxhi anëtare e kryesisë së PD foli mbi këtë proces gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj. Harxhi tha se në PD vota është e shenjtë. Gjithashtu ajo vuri në pah që rithemelimi i PD është një proces themelues i qartë, i sigurtë dhe që në të ardhmen do të përmirësohet.
Edith Harxhi: Mendoj se pocesi që nga data 9 shtator është një proces rithemelues i qartë dhe për këtë nuk ka ekuivoke nga asnjë nga ne. Anëtarësia ka votuar që prej datës 9 shtator rreth 5 a 6 herë dhe kjo tregon që ne kemi ndryshuar qëndrim dhe mënyrën se si ne e shohim votën. Pra vota është ajo çfarë është e shenjtë sot. Natyrisht që ka pasur probleme për vetë faktin sepse është një proces i vështirë. Ka pasur 4 a 5 palë zgjedhje, një referendum, 2 kuvende. Por nga ana tjetër është një proces i cili do të shihet në të ardhmen më tepër, do të përmirësohet në të ardhmen . Është një risi gjithsesi dhe mendoj që rithemelimi i PD vazhdon.
