E propozoi për president, Rama takon Bajram Begajn në Kryeministri

Edi Rama do të takohet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj njëherësh kandidat të propozuar për President, nga PS. 

Takimi nisi në orën 20:30 dhe përfundoi në orën 20:48, pra ka zgjatur rreth 20 minuta.

Gazetarja Fjorela Beleshi, bën me dije se Begaj e ka pranuar propozimin për kandiat për presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Begaj ende nuk ka dalë publikisht për të dhënë një deklaratë lidhur me kandidimin.

Ky takim vjen rreth pas një një ore pasi e kreu i qeverisë e propozoi Begajn për kandidat për president.

Barjam Begaj do të jetë kandidatura e mbështetur nga socialistët për president republike në Kuvend ditën e nesërme.

Ka qenë vetë kryeministri Rama që e ka bërë publik emrin pas mbledhjes së kryesisë së PS-së ditën e sotme ku janë filtruar kandidaturat. Ai do votohet nesër në raundin e katërt, ku për t'u zgjedhur duhen 71 vota.