Rama propozoi Bajram Begajn për president, reagon Genc Pollo

Genc Pollo, pjesë e grupit të deputetëve të "Rithemelimit" që drejtohen nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me propozimin e PS që kandidat për president të jetë Bajram Begaj.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Pollo shkruan se Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura. Sipas tij ai nuk mund të jetë President i Republikës.

Postimi i plotë:

B. Begaj ka direkt përgjegjësi morale, civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Forcave të Armatosura!

Ai nuk mund të jetë President i Republikës!!!

As Kryekomandant i Forcave të Armatosura!!!