Barjam Begaj kandiadati për president, vjen reagimi i parë nga opozita, Baçi: Nuk e njoh!
Barjam Begaj do të jetë kandidatura e mbështetur nga socialistët për president republike në Kuvend ditën e nesërme.
Në lidhje me këtë ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita ku deputeti i PD-së, Luan Baçi, në një intervistë për Ora News, tha se personalisht nuk e njeh kandidatin Begaj.
Ndër të tjera ai uroi që të jetë një figurë e vlefshme në postin më të lartë të shtetit shqiptar.
Luan Baçi: Kjo është një zgjedhje e Edi Ramës e pritshme për të gjithë ne se zgjedhja do të ishte vetëm e Ramës. Të gjithë institucionet te PS janë inekzistente, atje çdo gjë komandohet nga Rama. Personalisht nuk e njoh farë kandidatin në fjalë, nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Lus që të jetë një figurë e vlefshme, një figurë që të ia vlejë për të qenë në postin më të lartë në shtetin shqiptar, gjithsesi mbetet një zgjedhje e Ramës.
Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.
