Kupola e PD-së/ Noka e Ristani, dy emrat që Berisha propozon për Sekretar të Përgjithshëm
Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike nën drejtimin e Edi Palokës mblidhet sot për të përfunduar zgjedhjen e strukturave drejtuese të kësaj force politike.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Berisha pritet t’i propozojë Kryesisë Arben Ristanin dhe Flamur Nokën në garë për Sekretarë të Përgjithshëm.
Ndërsa në garë për nënkryetar pritet të jenë Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Luciano Boçi, Oerd Bylykbashi
Vendimi do të merret në mbledhjen e Kryesisë.
Kandidatë për sekretar organizativ janë: Ervin Minarolli dhe Aurel Bylykbashi ndërsa për sekretar zgjedhore Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata.
Sekretar per mardhenjet me publikun Jula Hysa dhe Sara Body
Sekretar per diasporen Tritan Shehu dhe Lorenc Luka
Sekretar per pushtetin vendore Ylli Asllani dhe Dash Aliko
Sekretar per te drejtat e njeriut Elda Hoti dhe Bislim Ahmetaj
Sekretar per transparencen dhe pronat Ledina Mandia dhe Andia Pustina
Sekretar per integrimin Edmond Spaho dhe Lediana Fratari
Sekretare per organizatat partnere Ilirjana Kuçana dhe Megi Balliu
Me këto përzgjedhje përmbyllet ristrukutrimi i PD-së. Më pas pritet të hapet gara për të zgjedhur kreun e forumit rinor dhe forumit të gruas, dy organe këto që prej vitesh drejtuesve të tyre u kanë mbaruar mandatet.
