Berisha: Bordet e Edi Ramës si shushunjat, po boshatisin xhepat e shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha i kërkon bordit të Transparencës të ndërpresë veprimtarinë e tij dhe anëtarët e tij të japin dorëheqjen.

Në konferencën e përjavshme për median Berisha i bëri thirrje Bordit "të mos shndërrohet në vegël antikushtetuese"

Për Berishën dy çështjet kryesore në Shqipëri janë: "Shushunjat, bordet e Edi Ramës që po boshatisin xhepat e shqiptarëve dhe po i mjerojnë ata dhe shkelmimi i interesit kombëtar përmes mohimit të genocidit serb"