Foto e Naim Bajrit, 68 vjeçari i ekzekutuar tek markata e Rusit. RENEA mësyn Shkodrën, sekuestrohen kamerat

Prej mëngjesit kur qyteti u trondit nga vrasja e Naim Bajrit në Shkodër ka zbarkuar dhe RENEA. Forcat Speciale së bashku me FNSH dhe policinë e zonës po vijojnë krehjen e zonës dhe patrullimet nëpër qytet.

Atentati ndaj Naim Bajrit ndodhi mëngjesin e sotëm (3 qershor 2022)  afër markatës së Rusit, në lagjen Partizani, një zonë tepër e frekuentuar në Shkodër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ishte ora 07:20 minuta kur Naim Bajri ishte ulur në tavolinën e jashtme të një lokali me punëtorin e tij Astrit Zeneli kur autorët janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar drejt tij. Policia dyshon se hijet e një sagë te vjetër hakmarrjeje u rikthyen këtë të premte në Shkodër me ekzekutimin një anëtari të fisit Bajri.

68 vjeçari i vrarë në Shkodër është babai i Indrit Bajrit, i ekzekutuar në vitin 2001 nga Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.

Xhabir Shega u vra 4 vite më vonë me snajper.

Grupi hetimor, ndërkohë ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe në rrugën që përshkruan vrasësit me makinë për të rënë në gjurmët e tyre.