Ruçi, Nano, Dvorani apo Bregu? Balla hesht por garanton: Nesër ora 18:00 kemi Presidentit të ri. Sot mblidhet kryesia PS
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga Fieri zbulon detaje të mbledhjes së kryesisë së PS-së e cila mblidhet sot në ora 17:00.
Majlinda Bregu apo Ardian Dvorani?
Taulant Balla: “Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do te mbledh kryesinë në orën 17 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar ne disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlametar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë.
Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej njesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlametar.
A është Fatos Nano e Gramoz Ruçi një ndër emrat?
Taulant Balla: Një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë te jenë president të republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm. Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy inatitucionet që mblidhen për të disktuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do ti marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë së nesër në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik.

