Roza dei Venti 2" Pas Habilajve arrestime të reja për trafik droge e armësh në Itali: Në pranga sërish Nazer Seiti
Me urdhër të Gjykatës së Apelit të Katanias mëngjesin e sotëm (3 qershor 2022) janë ekzekutuar 5 urdhër arrestime të reja në kuadër të operacionit të koduar "Rosa dei venti 2".
Hetimet e operacionit janë ekzekutuar nga Prokuroria e Katanias në bashkëpunim me Komandën Provinciale të Guardia di Finanzës së Katanias, e në vazhdimësi të operacionit të vitit 2017 i koduar "Rosa dei Venti" i cili çoi në shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për trafikimin e një afere droge me vlerë 20 milionë euro , drejtuar nga vëllezërit Habilaj.
Në hetimet e këtij operacioni u përfshi dhe ish Ministri i Brendshëm i qeverisë shqiptare, Sajmir Tahiri, raporton Ora News.
Operacioni i sotëm "Rosa dei Venti 2" ka çuar në urdhër akuze e arrestime të reja për trafikun e 3.5 tonë marijuanë të shtetasve shqiptarë Nezar Seiti, i konsideruar finacieri i grupit të struktuaruar kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj në operacionin e parë "Rosa dei venti" e Maridian Sulaj, si dhe të shtetasve italianë Angelo Busacca, Antonino Riela, Vincenzo Spampinato, informon Ora News.
Urdhër arrestimet e reja, sipas autoriteteve italaine janë rezultati përkatës procesual i hetimeve të detajuara të një grupi të strukturuar kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë e italianë e me bazë në Katania, që importonin marijuanë nga Shqipëria e kontrollonin tregjet e shitjes së drogës në Katania, Sirakuza e Raguza .
Hetimet e reja që kanë vënë në akuzë të re 5 shtetasit e arrestuar kanë cuar në sekuestrimin e 3.5 tonë marijuanë, një sasi të konsiderueshme para cash, e armë lufte tip kallashnikovë.
Në flagrancë janë arrestuar dhe 24 korrierë droge.
Në bashkëpunim me autoritetet e policisë shqiptare e Interpol, këtij grupi kriminal i atribuohen dhe trafikimi i 4 tonë të tjera marijuanë.
Në operacion morën pjesë dhe roja bregdëtare italiane e repartit ajror të Guardia di Finanza së Messinës.


DETAJE
- Meridian Sulaj është dënuar me 8 vite burg (vite që ende duhet t'i shlyejë) i akuzuar për krimin e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, në masa rënduese penale të trafikut ndërkombëtar.
- Nezar Seiti i dënuar me 6 vite e 8 muaj burg ( dënim që ende dueht t'a shlyejë), fajtor për krimin e pjesëmarrjes në grup kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.
- Angelo Busacca është dënuar me 6 vite e 10 muaj burg, ka ende për të shlyer 6 vite , 1 muaj e 26 ditë burg, fajtor për pjesëmarrje në aktivitet të organizuar kriminal për trrafik ndërkombëtar droge.
. Antonino Riella i dënuar me 14 vite e 8 muaj burg, ka shlyer deri sot 13 vite, 10 muaj e 14 ditë burg i akuzuar për pjesëmarrje në organizim të strukturuar kriminal me rëndesën penale të trafikut ndërkombëtar të drogës, e armëmbajtjes pa leje.
- Vincenzo Spampinato, i dënuar me 9 vite burg, ka kryer 8 vite, 3 muaj e 8 ditë burg, i akzuar për trafik ndërkombëtar droge në sasi të mëdha, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e armëmbajtje pa leje.

