Atentati në Shkodër, në livadh u gjet makina në flakë, dyshohet e autorëve të vrasjes së Naim Bajrit

Ora News sjell pamjet e vendit ku u gjet makina e djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Naim Bajrit, mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Nga atentati në markatën e Rusit në lagjen “Partizani” që ndodhi në orën 07:20, në vendin e quajtur "Merkata e Rusit", në lagjen “Partizani” mbeti i plagosur edhe shtetasi Astrit Zeneli, 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Makina është gjetur pak orë më pas në livadh, në lagjen "Guerrile", Shkodër.

Në momentin kur kanë shkuar zjarrfikësit makina ka qenë ende në flakë, ndërkohë në vendin e krimit ekspertët e grupit hetimor po mbledhin prova material.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.