Presidenti i ri/ Çarja e thellë brenda partisë, Alibeaj ndryshe nga Berisha fton deputetët PD të bojkotojnë nesër Kuvendin

Pasi mori pjesë vetë në 3 raundet e para dhe pasi kritikoi ata që bojkotuan proçesin, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se tashmë nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Për mediat ai tha se mazhoranca nuk e kishte vullnetin për një emër konsensual, ndaj dhe nuk mund të bëhej pjesë e legjitimimit të një procesi të njëanshëm.

"Nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit. Do të ishte një proces që do të legjitimonte kapjen e një institucioni tjetër nga ana e maxhorancës' tha Alibeaj.

Deklarata e tij erdhi vetëm pak minuta pasi,  kryetari i PD-së  Sali Berisha i bëri thirrje për të marrë pjesë në Kuvend në seancën e nesërme në raundin e katërt të presidentit por të votojë kundër.