Atentati në Shkodër: Naim Bajri po pinte kafe me punëtorin, drejt tij nga Benzi u qëllua 10 herë
Ekzekutimi i Naim Bajrit ndodhi mëngjesin e 3 qershorit 2022 në një zonë tepër të frekuentuar si markata e Rusit.
Naim Bajri ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit me punëtorin e tij Astrit Zeneli në një lokal të vogël kur pranë është afruar një automjet tip Benz dhe drejt tyre është qëlluar 10 herë.
Burimet e policisë bëjnë me dije se shënjestra ka qenë viktima, të cilit në 2001 i vranë dhe djalin Indrit Bajri.
Pritet të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë si dhe dëshmitarët që mund të kenë parë krimin.
Krimi ndodhi në një nga zonat me fluks më të lartë në qytet.
“Është një nga zonat që prej orës 05:00 nis aktiviteti duke qenë se është një nga kryqëzimet më të frekuentuara të Shkodrës, dhe pika lidhëse me Malësinë e madhe” raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

