Nje presidente nga Shkodra! Propozimi i ministres Bilali, qe synon te marre pelqimin e socialisteve

Një figurë që do të ketë pëlqimin jo vetëm të mazhorancës, por edhe të opozitës dhe gjithë shqiptarëve.

Kjo do të jetë përzgjedhja që socialistët do të bëjnë për presidentin e ri të Shqipërisë, shprehet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, njëherazi drejtuese politike për Shkodrën, Edona Bilali.

"Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve. Kjo na bën nder edhe ne" tha ajo në një prononcim për median.

Ministrja Bilali shprehet se nga 3 kandidatura të mundshme, ajo ka propozuar për President të ardhshëm dy gra shkodrane, emrat e të cilave nuk preferon t’i bëjë të ditura.

"Unë nuk do të bëj publik emrat por do të ndaj dy karakteristikat që kanë pasur kandidaturat e mija. Kam propozuar dy gra shkodrane të nderuara" zbuloi Bilali.

Drejtuesja politike e socialistëve foli edhe për procesin e zgjedhjeve se kryetarëve të PS në qarkun Shkodër ku aktualisht po shqyrtohen dosjet e kandidatëve ndërsa u bëri thirrje socialistëve që të lënë ndasitë sepse vetëm bashkimi mund të bëjë që PS të fitojë Shkodrën në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Aktualisht në degët e PS të qarkut Shkodër janë rreth 25 kandidatura për Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vau Dejësin, Pukën dhe Fushë Arrësin.