Çfarë do e rikthente në PD? Flet për RTV Ora Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi tha se asgjë nuk do ta rikthente në PD.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Topi tha se njerëzit nga PD kanë ikur pas sherreve të mëdha.

Njuma: Çfarë do u rikthente në PD? 

Bamir Topi: Asgjë. Atë që e kam pasur për të thënë e kam thënë. Askush nuk ka të drejtë të ketë monopolin mbi historinë e PD-së. Fakti që në 32 vite kanë ndodhur spastrime të jashtëzakonshme. Njerëzit kanë ikur nga PD pas sherreve të mëdha. Çfarë mund t ‘i bëjë këta njerëz që të kthehen atje prapë.  Sigla nuk duhet të bëjë që njerëzit të ndahen.

Më tej Topi theksoi: Ajo sigël që do të krijohet do bëjë që njerëzit të bashkohen. Vetëm në ato kushte do afrohesha për të dhënë kontributin tim. Unë  nuk kam synime karriere, por këtë që po ndodh në opozitë e konsiderojë dramë. Duke mos pasur opozitë gjithçka ndodhë.

Përgatiti Anila Kolgjini.