Bardhi: Asnjë kandidat për president nga Rama nuk duhet të votohet nga deputetët e opozitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2022, 22:44
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se pala e Berishës sikur shajnë në sallën e parlamentit dhe më pas puthen me deputetët e Ramës
Ai tha se asnjë kandidat i propozuar nga Rama për president nuk duhet të votohet nga deputetët e opozitës dhe se nuk do të jetë në Kuvend.
Bardhi: Bëjnë sikur shajnë në sallën e parlamentit dhe më pas puthen me deputetët e Ramës. Më bën përshtypje kur një deputet që bën sikur do nxjerrin armët në parlament dhe pastaj në kafen e parlamentit u lëpihen ministrave të Ramës.
Të shtunën nuk do jem në seancë plenare. Mendoj që asnjë kandidat i propozuar nga Rama nuk duhet të votohet nga deputetët e opozitës.

